'Më ka marrë malli!', aktori i njohur shqiptar bën dedikimin emocionues për gruan

'Më ka marrë malli!', aktori i njohur shqiptar bën dedikimin emocionues për gruan

Erand Sojli

Erand Sojli, një ndër artistët më të dashur në Shqipëri, përvec aftësisë së tij në aktrim di edhe të këndojë shumë bukur.

Përveç eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës për teatrin dhe aktrimin.

I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree”, ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë.

Ai ka treguar se gruaja bashkë me fëmijët jetojnë andej, ndërkohë që ai është rikthyer në Shqipëri.

E pyetur nga Jonida nëse e ka marrë malli për bashkëshorten e tij, ai e ka pohuar, madje ka bërë edhe një gjest shumë emocionues për të.

“Do i thoja që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erand Sojli, i cili më vonë u ngrit për të kënduar këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij.

Kujtojmë që Erandi është i martuar me aktoren Rina Narazani dhe të dy u bënë shumë të njohur me rolin e “Thëllëzës” dhe “Naqes”, në Portokalli, ku edh eperformuan për natën e Vitit të Ri.

Rina dhe Erandi kanë edhe dy vajza, ku bashkëshortja po jeton atje tashmë bashkë me vajzat.

Rina dhe Erandi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare