Një 36-vjeçar banues në bathore është vënë në prangat e policisë së komisariatit numër 5 për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur një armë tip kallashnikov dhe një sasi të municioneve luftarake.
Identifikimi i këtij personi me inicialet L. M është bërë në rrugë operative, ndërsa tashmë do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës.
Sipas policisë ky është rasti i tetë në katër muajt e parë të këtij viti që arrestohet për armëmbajtje pa leje. Në tetë raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale po kaq armë.
Komento