VIDEO/ Lëvizte me kallashnikov në gjendje të dehur, arrestohet 40-vjeçari në Fier

FIER- Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Fier pasi është kapur duke lëvizur me kallashnikov me vete. 40-vjeçari Emiljano Gjika ka qenë në gjendje të dehur duke ecur në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje.

40-vjeçari sapo ka patrullën e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit në një kanal dhe më pas është arrestuar. Pasi u vu në pranga dhe nga testi i kryer, ka rezultuar se Gjika ka qenë në gjendje të dehur, gjë që rriste rrezikshmërinë e mbajtjes së armës së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat