Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm në Kukës, pasi u kap me kallashnikov me vete.
I mituri me inicialet B. P., ishte nisur drejt Shishtavecit me armën me vete, ndërsa policia e arrestoi të miturin pas informacioneve se ai lëvizte i armatosur. Efektivët sekuestruan kallashnikovin dhe disa fishekë luftarakë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.