Me kapuç në kokë në rrugët pa ndriçim, arrestohet 20 vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje

Me kapuç në kokë në rrugët pa ndriçim, arrestohet 20 vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje

Foto ilustruese

20 vjeçari Marsel Sula është arrestuar në Tiranë pasi është konstatur duke lëvizur i maskuar në rrugët pa ndriçim.

I riu është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe krimeve ndaj personit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një rast vjedhjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Lëvizte i maskuar në rrugët pa ndriçim, për të mos u identifikuar dhe kapur nga Policia, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. 20-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa mjete që ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në rrugën “Hiqmet Delvina”, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që ky shtetas mbante me vete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjete të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Je i mbaruar lyl, i mbaruar! ti nuk degjohesh ne asnje minute te cdo dite te vitit!

Por urdhero; 6 MUAJ ME PARE-30 MAJ, TI BEJE MITINGJE E THOJE FIKS KETO;

Ne mes te #PANDEMISE, mitingjet ndaloheshin me ligj, konsideroheshin burim i forte infektimi, ndeshkoheshin si krim!

Nuk kishte udheheqes ne Evrope qe bente si ti, fliste si ti; Kudo, te tillet si ti, ndeshkoheshin, nuk faleshin sic u fale ti!

Ke qe ne shkurt qe ben vec kete; Llallalllalla lart e poshte duke thyer ligje e shkelur brutalisht rregullat e semundjes;

Shembull i lig e banal me idene kriminale se sa me shume te infektohen e sa me shume te humbin jeten, aq me shpejt kap ti karrigen e pushtetit perseri e perseri!

Per ty shqiptaret duhen te semure ne fillim, te pajete sa me shpejt; Ndryshe ti nuk ke cu thua, nuk ke cu jep, vec fjalise me idiote tipike per ty ama:

Ju infekton qeveria! Ndaj ti nuk degjohesh, asnje minute, asnje ore, asnje dite,

sot e mot! Bej ndonje pune Lyl, bej ndonje pune!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç