Në karrige me rrota, i rrethuar nga efektivë, flet në SPAK polici Budani! I ruante shtëpinë, por iu vranë në praninë e tij babë e bir në Elbasan, dosja e bujshme pret të zbardhet (VIDEO)

1651129952_11.jpg

Ky është Neshat Budani, një prej policëve që kishte detyrën të ruante banesën e Gentian dhe Nezir Beqiri 15 gushtin e vitit 2012, kur babë e bir u ekzekutuan.  Gentian Beqiri u qëllua me 7 plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi.

Në një video të siguruar nga Report Tv Budani duket se është shoqëruar dje për në SPAK nga policia, në gjendje të rëndë shëndetësore, duke lëvizur me karrocë me rrota dhe me një plagë në këmbën e djathtë. Ende nuk ka detaje se çfarë ka deklaruar dje në Prokurorinë e Posaçme Budani por dëshmia e tij është shumë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes, e cila është një prej dosjeve më të rënda penale në organin e akuzës.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri. Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit 2021, sakaq Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas rrahën për vdekje edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Ngjarja dhe roli i Neshat Budanit

Neshat Budani 10 vite më parë ishte me 2 kolegët e tij në ruajtje të apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige. Neshat Budani ka shkuar në makinën e tij për të bërë mjekimin me “Insuline”, (pasi rezulton se ky polic vuan nga sëmundja e diabetit) dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15 minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që Sami Derstila vazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke vazhduar ngrënien e mëngjesit. Pikërisht në këtë moment, Etien Çani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin, dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte gjumë dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri. I moshuari është rrahur barbarisht nga Etien Cani dhe Elvis Bardhi,duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri, është qëlluar me në kokë dhe trup, teksa flinte gjumë.

Dy vrasësit kanë përdorur pistoletë me silenciator ndërkohë që janë larguar me shpejtësi, pa u vënë re nga dy policët që ndodheshin jashtë pallatit. Pas rreth 30 minutash,punonjësi i policisë,Sami Derstila, si ka përfunduar mëngjesin është ngjitur në katin e pestë të pallatit,pikërisht në banesën e Gentian Beqirit, për të kryer kontrollin e të arrestuarit. Si është afruar në derën e jashtme të banesës, fillimisht ka trokitur e më pas është futur në ambjentet e brendshme të banesës.

Sapo është futur brenda,Sami Derstila, ka gjetur në korridor të shrirënë dyshemeNezir Beqiri (babai i të arrestuarit Gentian Beqiri) i cili kishte,shenja dhune.Sami Derstila, është munduar t’i japë ndihmën e parë pasi Nezir Beqiri, kishte shenja jete, por nuk ka mundur dot të flasë.Sami Derstila, menjëherë ka thirrur Neshat Budani, ndërkohë që kahyrë në dhomën e gjumit ku ndodhej i arrestuari Gentian Beqiri. Në këtë moment ka mbërritur dhe Neshat Budani dhe si kanë hyrë brendanë dhomë, kanë gjetur të vdekur nëkrevatin e tij Gentian Beqiri.Dy punonjësit e policisë kanë dalë menjëherë nga banesa për të konstatuar ndonjë person të dyshuar dhe disa metra larg kanë parë të largohen persona të panjohur.

Pas këtij momenti, rreth orës 09:44 Neshat Budani, ka njoftuar me telefonin e tij, celular sallën operative ku ka vënë në dijeni për ngjarjen. Nga procesverbali i paraqitjes për njohje i datës 15 gusht 2012 rezulton se polici Nehat Budani mes 16 fotove të kartotekës kriminale ka njohur si një nga personat që dyshohet si autor i vrasjes shtetasin Florenc Çapja. Ndërkohë nga polici tjetër Sami Derstila, është identifikuar dhe shoku i tij Arben Jaçe kësaj, prokuroria u mundua të mbajë në burg Çapjan dhe Jaçen, por dy policët Nehat Budani dhe Sami Derstila në gjykatë ndryshuan dëshminë duke pohuar se nuk ishin ata autorët e vrasjes.

Kjo solli dhe lirimin e tyre nga gjykata, dhe dështimin e plotë të dosjes. Në atë periudhë u kërcënuan prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët u detyruan të mbrohen nga efektivë të repartit “RESI”. Nga ana tjetër më tej prokuroria arrestoi policët Nehat Budani dhe Sami Derstila për “Dëshmi të rreme” dhe “Shpërdorim detyre”, të cilët janë dënuar me nga 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë dosja për dy vrasjet u pezullua duke mbetur pa autor. Por ajo u rihap sërish, dhe sot si autorë të këtij krimi janë identifikuar Etien Cani dhe Elvis Bardhi që do të përballen me drejtësinë

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/04/2022 02:49

    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe.Njeri i shtrire ne makine per 15 min.,tjetri i ulur ne makine,por i fokusuar te ushqimi i tij,nuk kane pare asnje,as kur kane ardhur,as kur kane ikur dhe kushedi sa kohe u eshte dashur sa u rikthyen te vendroja.Nga menyra si i identifikuan,i bie qe vrasesit te jene larguar ngadale sikur kane dale shetitje dhe te kene pasur nga nje fytyre te dyte pas koke.Si mund t'a identifikosh nje njeri qe largohet prej teje,pra s'ia shikon dot fytyren?!Dhe pastaj ne komisariat duke ditur historine e viktimave si dhe kush jane kriminelet e zakonshem te qytetit,thjesht i kane vene gishtin fotos te atyre qe supozohet qe mund t'a benin,pa u bere merak nese ishte e vertete,apo jo.

    Përgjigju
  • Gilman hafizi: 28/04/2022 19:04

    Hahahhahahhahahha

    Përgjigju
  • Agjenti: 28/04/2022 11:59

    Normal si te lini pleq te semure te ruajne. Mjere ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar