Policia Kufitare e Rinasit dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, ka kapur organizatorin e një grupi që trafikonte në mënyrë të paligjshme persona drejt vendeve të BE dhe Britanisë së Madhe. Organizatori i arrestuar është I. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali. Ashtu siç raportoi Report Tv pak orë më parë në pranga kanë rënë edhe 4 persona të tjerë, ku sipas policisë tre prej tyre akuzohen për penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’'.
Të arrestiuarit e tjerë janë A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’, (këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identitetit italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikuara); F. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave dhe K. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.
Po ashtu Report TV mëson se në pranga ka rënë edhe dhe një vajzë me iniciale CH.B. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.
Arrestimi i këtyre personave ka ardhur në kuadër të operacionit 'DEPARTURE' për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit .
Ndërkohë të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.
Komento