Ëndrra është shumë pranë për t’u bërë realitet. Kombëtares i duhet vetëm 1 pikë, në ndeshjen kundër Moldavisë të premten për kualifikueset e Europianit, për të prerë biletën për në Gjermani 2024. Historia tregon se kuqezinjtë janë ‘mace e zezë’ për Moldavinë, ndërsa 3 gola kundër tyre i ka shënuar Sokol Kushta.
“Ne kemi qenë gjithmonë me Moldavinë ekipe të barbarta, në kandar. Ne ekipet tona të barbarta, që janë niveli jonë, duhet ti rrahim, të fitojmë. Ne gjithmonë me ekipe si Gjermnia, kemi luajtur bukur por kemi humbur. Të humbasësh me Gjermaninë prap nuk është turp, por me ekipe të nivelit tonë ne duhet gjithmonë të fitojmë. Është detyrim, por në këto momente që po flasim është jetike. Minimumi barazim është jetik,”-u shpreh Sokol Kushta, ish-futbollist i kombëtares.
Kuqezinjtë renditen të parët në grup me 13 pikë dhe sipas disa hipotezave kombëtarja mund të kualifikohet edhe nëse humbet.