SPECIALE/ Europiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania (VIDEO)

Euro 2024 do të mbetet i paharrueshëm në zemrat e tifozëve shqiptarë. Kombëtarja, por mbi të gjithë ata që e mbështetën, arritën t’i bënin qytetet e Gjermanisë të dukeshin sikur ndeshjet zhvilloheshin në Tiranë.

Për 12 ditë me radhë, nga 14 qershori deri më 25, Report TV ndoqi nga afër të gjitha zhvillimet kuqezi. Duke nisur nga ndeshjet e kombëtares dhe duke vijuar me atmosferën e pazakontë ku protagonistë ishin tifozët, të cilët u duartrokitën nga policia dhe publiku i thjeshtë gjerman. Asnjë incident, por shembull se si një vend i vogël mund të duket aq i madh në zemër të Evropës.

Në këtë material janë përjetime të tifozëve të patransmetuara më parë, intervista ekskluzive me protagonistë të kombëtares kuqezi, por edhe pamje që tregojnë se Evropiani i Shqipërisë nuk ishte thjeshtë futboll. Me qindra dhe mijëra shqiptar vizitonin çdo ditë qendrën e kombëtares, edhe pse shumë nga ata nuk ishin tifozë. Ashtu si një vajzë e vogël e cila me çiltërsinë e saj puth në faqe Armando Brojën. A thua se edhe ajo e di që ai është bekimi në fushë i shqiptarëve.

Për të disatën herë vërtetohet se futbolli nuk është thjeshtë një lojë. Shqiptarët këtë e dinë më mirë se kushdo tjetër …

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar