VLORË- Një 27-vjeçar i identifikuar si Arbër Ymeraj ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi iu gjet një armë zjarri dhe kokainë në mjet. 27-vjeçari i armatosur ishte duke shkuar për t’u konfliktuar ma familjarët e bashkëshortes pasi kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia.
Pasi u kap nga blutë e Vlorës, Ymerajt iu gjet edhe një sasi kokaine në mjetin e tij tip ‘Porsche’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.