SHËNGJIN- Një 26-vjeçar është arrestuar në Shëngjin, pasi është kapur me kokainë me vete. 26-vjeçari Emiljano Bibi dyshohet se do ta shiste drogën në zona të ndryshme të Shëngjini.
Në këto pamje të ndara nga policia, shihet edhe momenti kur 26-vjeçari është shtrirë në tokë nga efektivët të cilët i vënë dhe prangat. Në xhep dallohet edhe kokaina e mbështjellë me qese.
“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Emiljano Bibi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njofton policia.
Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike. Në tentativë për të shpërndarë/shitur tek të rinjtë lëndë narkotike kokainë, një person është ndaluar nga Policia e Shtetit Lezhë, të cilit i janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm dozash”, shkroi Balla.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.