TIRANË- 3 persona janë arrestuar pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë, pasi u kapën me kokainë në makinë, ndërsa njëri prej tyre duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.
Mes personave të arrestuar është edhe Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë dhe djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta.
Sullaj bënte 'mburojën' e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.
Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive. Eris Tafa ishte në masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Njoftimi i SPAK
Elefterios Sullaj, oficeri i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, që u arrestuar sot bashkë me dy miq të tij, pasi bënte 'mburojën' e shokëve dhe i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij kur shpërndanin drogë, është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj.
SPAK i arrestoi 3 personat pas disa muajsh hetim.