“Më kthe xhinset e mia”, plas sherri mes dy këngëtareve shqiptare

“Më kthe xhinset e mia”, plas sherri mes dy këngëtareve shqiptare

Dy këngëtaret Gordana Kingji e njohur si Baby G dhe Rina Balaj

Prej disa muajsh rrjetet sociale ziejnë nga debatet mes repereve të reja në Shqipëri dhe Kosovë. Bëhet fjalë për Rina Balajn dhe për Gordana Kingjin e njohur si Baby G. E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Rina u bë pjesë e lojës ku fotot e kolegëve që ke përballë duhet t’i godasësh me plumb (është një armë lodër, normalisht), nëse mendon se ata duhen gjuajtur.

Sipas Balajt një nga reperët që duhej sharë ishte edhe Baby G, dhe pikërisht kjo deklaratë nuk ka kaluar pa polemika. Vetë Gordana ka publikuar një video në rrjetet sociale që ka nxjerrë zbuluar kolegen e saj.

“Si mundet një person të të dojë dhe të të urrejë njëkohësisht?! Më vjen shumë keq për faktin, që e ke ulur labelin On Records kaq poshtë. Nga ana ime ke vetëm dashuri dhe fakte. Më kthe xhinset e mia!”- shkruan Baby G krahas videos kur në disa momente Rina shfaqet duke e përqafuar plot dashuri atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan