Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka humbur babain.

Ajo e ka ndarë lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale duke shkruar krah një fotoje me të se kjo ngjarje e ka lënë përgjithmonë të pikëlluar. Ajo ka vlerësuar sakrificat e tij të mëdha për rritjen e fëmijëve dhe dashurinë e pakufishme që ai kishte për Kosovën, ku edhe dha frymën e fundit.

“Më le të pikëlluar përjetë o babi im! E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit! Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët e tu të rriteshim të mbarë. Të dua shumë, shumë, shumë, sa dashuria nuk njeh kufij”, shkruan këngëtarja.