ELBASAN- Një operacion 'blic' për ekzekutimin e 21 urdhërarresteve të kërkuara nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO është ndërmarrë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit dhe po vijon. Hetimi për për këtë grup krimial të organizuar udhëhiqet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani.
Nga 21 masa sigurie të lëshuara, 18 janë arrest me burg, një arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës dhe detyrim paraqitjeje për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Po ashtu, është lëshuar masë sigurie arrest me burg edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, i cili ndodhet i arrestuar edhe për një çështje tjetër.
Deri tani dihet se në pranga kanë rënë 2 is- gjyqtarë të Elbasanit Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu ndërsa është kontrolluar banesa edhe e ish gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa. "Arrest shtëpie' është firmosur edhe për avokaten e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri. Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarje në organizatë kriminale, ndwrsa gazetari Elton Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.
Dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij informon gazetarja Keti Banushi. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.
Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.
Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni po ekzekutohet nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës.
Arrest me burg - Zihni Shahu ish gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit
Arrest me burg- Pajtime Fetahu Ish gjyqtare e Gjykatës së Elbasanit
Kontrollohet banesa e Taulant Tafa Ish gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit
"Arrest shtepie' Blerina Beqirit - Ish avokate e grupit të Suel Çelës
Detyrim Paraqitjeje- Gazetari Artan Hoxha
Detyrim Paraqitjeje- Gazetari Elton Qyno
Zihni Shahu ka mbajtur postin e kryetarit të gjykatës së Elbasanit për 10 muaj deri në 10 shtator 2020 kur dha dorëhenqjen. Pajtime Fetahu dha dorëheqjen më 2022 nga posti i gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' me vendim të GJKKO-së me 2 Gusht 2024 për dosjen Çopja pasi po hetohet për korrupsion. Masa u vendos në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan.
Kush është Suel Çela?
Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.
Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t'i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes. Suel Çela rezulton 'fukara' pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.
Lajmi ne perditesim...
Zbulohet një tjetër emër nga operacioni i SPAK në qytetin e Elbasanit, teksa një masë arresti është vënë edhe për ish shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet Dedan Gjoni.
Ish shefi i krimeve është vënë në pranga para një viti pasi hetimeve për një tjetër dosje atë të 'Metamorfoza 2', ku janë dërguar për gjykim 11 persona, mes të cilëve edhe ish shefi i policisë së Tiranës, Erzen Breçani së bashku me Dedan Gjonin. Akuza e Gjonit në këtë dosje ka qenë për sigurim kushtesh për vrasje.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë një njoftim lidhur me një operacion kundër krimit të organizuar që po zhvillohet në Elbasan. SPAK bën me dije se janë caktuar 21 masa sigurie, ndër të cilët 18 janë masa arrest me burg ku përfshihen një ish gjyqtare dhe një zyrtar i lartë i policisë së shtetit, avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqir me arrest shtëpie.
Ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha i janë vënë masa e detyrimit me paraqitje. Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha për pjesëmarrje në grup kriminal.
Hetimi i kësaj organizate kriminale po kryhet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani.
'Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi - 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme', burime për gazetaren Keti Banushi.
Banesat e dy ish-prokurorëve në Elbasan janë kontrolluar në kuadër të peracionit të SPAK.
Operacioni është në vijim e sipër dhe janë ushtruar kontrolle në disa banesa, përfshirë edhe të banesa të ish-gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa.
Dyshime janë se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.
GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.
Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.
Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore
Gjatë operacionit të SPAK, ranë në pranga dy ish gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.
I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur me emrin Oti si edhe administratorin e një shkolle private në Tiranë Lulëzim Masha, krime për të cilat kishte paguar mijëra euro. Atentati ndaj Kilës nuk u realizua ndërsa ndaj Mashës dështoi pasi plumbat kapën vetëm makinën.
Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antwerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar./ Top Channel
Zihni Shahu ka qenë kryetar i Gjykatës së Elbasanit, por u largua nga sistemi pasi nisi procesi i Vettingut në vitin 2020. Shahu dha dorëheqjen 7 muaj pasi kishte nisur procesi i kalimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në filtrat e pasurisë dhe aftësive profesionale. Në vendimin e bërë publik 4 vjet më parë, KPK bëri të ditur se ndaj ish-gjyqtarit ndërpritej procesi i Vettingut, ndërsa Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.
Pas operacionit të 31 korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie, ndryshe nga Fetahu në “arrest shtëpie”, por duket se emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC. Edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, akuzohet nga SPAK për dosjen e organizatës “Çopja” në Elbasan.
Taulant Tafa, gjyqtari i Gjykatës Elbasan, i shkarkuar nga KPK më 2023
Ish gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit u shkarkua nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit më 24 prill 2023
Taulant Tafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Në korrik 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë argumentoi se vendimi kishte favorizuar të dënuarin për vrasje dhe kërkoi shkarkimin e Tafës, por KLGJ vendosi masën e pezullimit 3-mujor për subjektin.
Ndërkohë Tafa ka ankimuar vendimin në KPA por ende nuk është caktuar data për tu marrë në shqyrtim.
Foto: Forcat e policise ne Elbasan, 24 nentor 2024
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se janë ushtruar kontrolle banese dhe në banesën ish gjyqtarit Taulant Tafa.
Ndërkohë është firmosur 'arrest shtëpie' edhe për një avokate informon gazetarja Keti Banushi. Behet fjale për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu gjatë Vettingut
Operacioni në shkallë të gjerë në disa qarqe të vendit kundër organizatës Çopja dhe jo vetëm, nisi prej 31 Korrikut të këtij viti, kur u zbuluan ngjarje të rënda kriminale nga SPAK, por edhe dyshimet për përfshirje të njerëzve të drejtësisë.
Sipas informacioneve paraprake, urdhër-arrestet janë lëshuar pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.
Mes tyre edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, e ndëshkuar më parë me procedime disiplinore dhe dorëhequr nga Drejtësia më 2022, Pajtime Fetahu, që dyshohet se ka ndihmuar bandën në fjalë.
Ndaj saj u njoftua më 2 Gusht se ishte vendosur masë sigurie “arrest shtëpie” nga GJKKO, me kërkesë të SPAK . Gjyqtarja dyshohet se ka falsifikuar një vendim gjyqësor.
Emri i saj doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër-arreste. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.
Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.
cfare gjyqtaresh jane keta,,,keta duhen varur bashke me klientet e tyre...
PërgjigjuArtan hoxha te erdhi ditaaa
PërgjigjuSa e forte, Pajtimja, doli te Fiksi, u dorehoq nga vettingu edhe mezi ra ne rrjetr
PërgjigjuFutni brenda mos peysni shum se Vetem keshtu pastrohet llumi
PërgjigjuNe elbasan duhet te iki te gjith duke filluar nga prokuria deri te gjykata se jane ndyrsira njeres aq me pak kan mare shum super forc dhe roja te dere ben fortin dhe sekretaret dhe keto qe punojne ne te dy sektoret si ne prokurori dhe ne gjykat dhe ai i dhomes avokatis qe genjej dhe mashtrojne popullin e thjesh te .
PërgjigjuNuk eshte zihni shahu ai gjyqtari. Ajo foto tregon qe ka qene ne vetting ne kpk. Nderkohe zihniu ka dhene doreheqje. Nderroni foton.
PërgjigjuPa merak se e ka njoftuat ilir proda suelin qe ka kontrolle e ka arrit te iki nga vendi ku fshehet me sakt nuk fshihet por qendron se i gjith elbasani edi qe sueli leviz lirshem brenda tregut agro ushqimor me ja 30 veta te armatos si me qen ne afrik pa i ber pershtypje shtetit ,shtet i qelbur tju vi turp qe e keni katandis kete vend me kete gjendje armiq e popullit jeni
Përgjigju