Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme një 52-vjeçar pasi ka tentuar që të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara.

Blutë e Lezhës sqarojnë se në një pikë karburanti në Kallmet, 52-vjeçari me iniciale H. T., ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë (të reja) të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë (të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.