Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo që ra në sy ishte pamja e saj e re. Kryemadhi është shfaqur e buzëqeshur dhe me një model të ri flokësh, ndryshe nga ai që mbante muajt e fundit.
Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.
Komente











