Një tjetër rast i lojërave të paligjshme të fatit është zbuluar në Tiranë. Uniformat blu gjetën në një lokal të përshtatur për këto lojëra në rrugën “Kajo Karafili”.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 4 makineta për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Gjatë këtij operacioni, u arrestua një 38-vjeçar që administronte lokalin.

Policia thotë se kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.