Deputetët nesër në Kuvend me maska e doreza! 12 pika në rend dite, për COVID-in vetëm zgjatja e fatkeqësisë natyrore

Deputetët nesër në Kuvend me maska e doreza! 12 pika në rend dite, për COVID-in vetëm zgjatja e fatkeqësisë natyrore

Deputetë e ministria duke shkuar në Kuvend javën e kaluar

TIRANE-Nesër në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare, e cila është e dyta në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore që ndodhet vendi për shkak të koronavirusit dhe për këtë arsye deputetët ashtu si të enjten e kaluar do të jenë me maska, doreza, të ulur në distancë dhe në lozha. Në rendin e ditës janë 12 çështje, por vetëm njëra ka lidhje me COVID-19, që është pika 3 për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020

2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

3. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

4. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar

5. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar

7. Projektligj "Për aktivitetet e turizmit detar"

8. Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri"

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”

10. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”

11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”

12. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uku Momlit: 22/04/2020 21:27

    Kane apo do hane ndonje dreke perkujtimoreje virtuale me likefloririn@kryetarmozin@"edvinmafin"? Rro o popull per ti votuar.....!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!