Me mjetin me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kapen në kufi dy grekët
Një sasi prej 200 kg kanabis janë sekuestruar sot në kufirin shqiptaro-grek. Policia ka vënë në pranga dy shtetas grekë, të cilët kanë qenë duke transportuar lëndën narkotike.
Kanabis
Një sasi prej 200 kg kanabis janë sekuestruar sot në kufirin shqiptaro-grek. Policia ka vënë në pranga dy grekë, të cilët kanë qenë duke transportuar lëndën narkotike me një mjet "Mercedes", të marrë me qira nga E.K.
Mësohet se janë arrestuar grekët e moshës 51 dhe 60-vjeçarë, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin e drogës, ndërsa tjetri vepronte me një automjet tjetër si pararojë për të njoftuar nëse kishte postblloqe policore.
Policia ka sekuestruar 200 kg kanabis të papërpunuar, si dhe (69) gramë të kanabisit të përpunuar (çokollata). Lënda narkotike u kap në rrugën provinciale të Filiates-Keramitsas, në Igumenicë, ndërsa dyshohet se dërgesa ishte futur nga Shqipëria.
Operacion antidrogë i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke
Shkëmbi i informacionit dhe koordimi i veprimeve solli finalizimin me goditjen e një tjetër rasti të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Livadhjasë, Sarandë gjatë patrullimit në kufirin jeshil, nëpërmjet mjeteve logjistike kanë konstatuar disa persona të cilët po transportonin çanta të dyshuara me lëndë narkotike në drejtim të piramidave P.51 e P.52.
Menjëherë Policia Kufitare e Livadhjasë ka kontaktuar me Policinë e Igumenicës, të cilët janë vënë në lëvizje duke mbajtur në monitorim zonën.
Ndërkohë nga ana e Shërbimeve të Stacionit të Livadhjasë u organizuan shërbime si dhe krehje territori në bashkëpunim edhe me grupin operacional.
Falë shkëmbimit të informacionit dhe koordimit të veprimeve, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Dhafni” Filat, Policia e Igumenicës ka kapur 2 shtetas grekë, konkretisht E.K., 50 vjeç banues në Trikalla dhe G.S., 51 vjeç, banues në Athinë, të cilët transportonin me një mjet "Mercedes", të marrë me qira nga shtetasi E.K., rreth 198 kilogramë lëndë narkotike.
Po bashkëpunohet me palën greke për të identifikuar dhe kapur shtetasit shqiptarë që dyshohet se u kanë shitur lëndën narkotike dy shtetasve grekë
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Kapet me 3 kg kanabis, lëndën narkotike e kishte fshehur në motorin e makinës! Arrestohet 32-vjeçari
17 Nëntor, 08:56
-
Fier/ Shisnin kanabis në doza, arrestohet 37 vjeçari, në kërkim i ati (EMRI)
16 Nëntor, 12:26
-
Tepelenë, do shisnin 30 kg kanabis dhe një kallashnikov, 4 të arrestuar! Në pranga babë e bir që transportonin thasët me kanabis në makinë (EMRAT)
15 Nëntor, 09:14
-
Lezhë/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohet 19 vjeçari, 3 në hetim (EMRI)
11 Nëntor, 16:09
-
Korçë/ Shuhet zjarri në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Leskovikut, ndihmuan efektivë të të dy vendeve! Flakët ranë te Piramida 17-të, vatra u përhap nga shteti fqinj
11 Nëntor, 12:42
-
Angli/ U kap në fermë kanabisi me vlerë 140 mijë paund, dënohet me burg 23-vjeçari shqiptar
7 Nëntor, 16:02
-
Shisnin kanabis e kokainë të ndarë në doza në Gjirokastër dhe Sarandë, 3 në pranga (VIDEO)
25 Tetor, 13:28
-
Kukës/ Arrestohet 38 vjeçari nga Bullgaria, po hynte në Shqipëri nga Morina! Iu gjetën sasi kokaine dhe kanabisi sativa, i sekuestrohen së bashku me makinën
25 Tetor, 12:41
-
Zbulohet magazinë droge në Korçë, sekuestrohet 195 kg kanabis, 4 në pranga, në kërkim koka e grupit! 3 gra në hetim! VIDEO e hashashit duke u tharë (EMRAT)
25 Tetor, 09:19
-
Fier/ Shiste doza kanabisi në qytet, në pranga 24-vjeçari (EMRI)
24 Tetor, 14:36
-
Vau i Dejës/ Zbulohen 120 kg drogë te ‘Shpati i malit’, hetime për zbulimin e autorëve
24 Tetor, 13:46
-
Përmet/ U kap duke prerë kanabisin që kishte kultivuar, vihet në pranga 49-vjeçari! Asgjësohen 43 bimë narkotike
22 Tetor, 15:58