Më morën paratë, Robert Aliaj flet për arrestimin në Gjermani

Më morën paratë, Robert Aliaj flet për arrestimin në Gjermani

Robert Aliaj

Robert Aliaj gjatë një bisede me një nga banorët në Ferma VIP, ka rrëfyer se është arrestuar në Gjermani.

Roberti tha se kjo ngjarje kishte ndodhur teksa po udhëtonte për të shkuar në një ekspozitë në Bruksel, por u arrestua në Berlin.

Ai tregoi se policia i kishte marrë çdo gjë që kishte në valixhe, përfshirë edhe paratë.

“Po shkoja në një ekspozitë në Bruksel, ku më ndaloi policia në Berlin. Edhe aty ka artistë si unë, por sërish më kërkuan të zbres nga autobusi dhe më morën në stacionin e policisë. Çdo gjë që unë kisha ma morën dhe e kalova natën në një qeli, e humba edhe ekspozitën. Të nesërmen kur erdhi shefi i policisë, si fillim akuzoi kolegët dhe u tha: - Bravo keni arrestuar një artist.

Unë mora zemër nga kjo, dhe në vend ta qepja gojën, thashë më keni keqtrajtuar, më keq se hebrenjtë. Nga mbrojtja, shefi i policisë m’u kthye kundër dhe më tha që ti mund të hysh në burg për këtë deklaratë. Unë nuk heshta, por i thashë se nuk po gënjej dhe se në të vërtetë më arrestuat pa arsye, po flas nga ato që kam lexuar dhe ju më keni keqtrajtuar. Më flakën nga stacioni i policisë, as paratë s’më dhanë, por vetëm një biletë autobusi për në Bruksel”, tha Roberti.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/05/2024 03:52

    Po mire pse te perzgjodhen pikerisht ty ne gjithe autobuzin e mbushur plot? Cila ishte arsyeja e arrestimit? Asnje nuk te arreston /pa arsye/.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 20/05/2024 19:54

    Ne Shqiperi te pa pjekurit si ju Robert,i bejn Vipa !!! Ne Gjermani te papjekurit si ju Robert,vet Policia i shoqeron ne nje klinik,per tju ber testin tek nje Psikolog !

    Përgjigju
    • Miri: 21/05/2024 11:54

      E vertete.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?