'Më mungon vëllai im', djali i Hashim Thaçit reagon pas deklaratave të Ramës në Kukës: Babi përcjell me vëmendje dhe gëzim sukseset tuaja

'Më mungon vëllai im', djali i Hashim Thaçit reagon pas deklaratave të Ramës në Kukës: Babi përcjell me vëmendje dhe gëzim sukseset tuaja

Hashim dhe Endrit Thaçi

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së Aeroportit të Kukësit e ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë. Rama tha se i mungon shumë vëllau i tij, duke e quajtur prej shqiptarëve më të mëdhenj.

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi.Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”.

E me këtë rast ka reaguar djali i ish-presidentit, Endriti, duke e falënderuar kryeministrin Rama për fjalët e tij. Ai tha se edhe babai i çon të fala atij.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin.Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”.


Lajmi kryesor:

Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë


  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%

Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%