Kombëtarja shqiptare luan sonte në Stokholm, duke nisur nga ora 19:00 ndeshjen e dytë miqësore të marsit, teksa përballë do ketë Suedinë me qëllimin për të lënë sa më shpejt pas krahëve humbjen 3-0 kundër Kilit. Para ndeshjes trajneri Sylvinho paralajmëroi ndryshime në formacionin e sotëm. Emrat e rinj në 11-tëshen e parë nisin që nga mbrojtja, teksa pritet që Balliu të marrë vendin e Hysajt, ndërsa Gjimshiti, Mihaj dhe Mitaj të vijojnë titullarë. Në mesfushë Ramadani dhe Asllani besohet se e kanë vendin e sigurt, ndërsa Bajrami është në balotazh me Ernest Muçin.
Në sulm duket se Arbër Hoxha ka fituar një vend titullari dhe do ulë në stol Seferin, ndërsa përveç Asanit i cili është kokë më kokë me Muçulloin edhe Broja është në balotazh me Manajn. Megjithatë sot sulmuesi në pronësi të Chelseas duket më i avantazhuar.
“Përballë kemi një kundërshtar të vështirë siç ishte Kili. E kishim kërkuar vetë. Lojtarët janë të karikuar, kemi bërë një fushatë kualifikuese shumë të mirë. Të përgatitemi sa më mirë për Evropianin. Sigurisht ka rëndësi edhe rezultati, por ne na intereson të përdorim sa më shumë lojtarë. Lojtarët janë pak në ankth për listë, është normale,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.
Edhe Suedia, ashtu si Shqipëria, vjen pas një humbje të thellë 5-2 në miqësoren kundër Portugalisë dhe sot pritet reagimi. Kundër Shqipërisë luhet në një stadium 50 mijë vendesh, ndërsa deri pak orë para ndeshjes nuk janë shitur më shumë se 20 mijë. Rreth 2 mijë prej tyre janë tifozë shqiptarë, të cilët sonte nëpërmjet grupimit “Tifozët Kuqezi” pritet të shpalosin një Flamur gjigand shqiptar.
Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor 2024, 12:33
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor 2024, 11:52
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor 2024, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor 2024, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor 2024, 10:41