Milan më në fund i ka nxjerrë tymin e bardhë transferimit të fantazistit Charles de Ketelaere. Belgu nuk është stërvitur sot me Club Brugge dhe pritet që shumë shpejt të bashkohet me kampionët e Italisë, që kanë paguar në total 35 milionë euro për 21-vjeçarin. Për blerjen e tij ka patur negociata që kanë zgjatur më shumë se 1 muaj.
Sakaq Juventus ka marrë një lajm të keq përsa i përket Pogba-s. Mesfushori i marrë me bujë në merkato mund ti nënshtrohet një operacioni në menisk që mund ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave deri në janar. Kjo do të thotë se Juventus mund ta humbas për 6 muaj, ndërsa Pogba mund të mungojë edhe në Botëror. Gjithsesi për momentin po shpresohet për një tjetër ndërhyrje që mund ta bëjë futbollistin të rikuperohet brenda 2 muajsh.