Me në krye Edi Ramën

Me në krye Edi Ramën

Sapo dëgjova dy apo tre diskutime në Kongresin Socialist. Ishin që të tre ministra hajdutë. Të tre ishin mësuar që të thoshin "me në krye Edi Ramën". Një punizëm i kulluar ky. Ku mund të ketë në një demokraci liberale kult të kryeministrit! Turp.

Njëlloj: i njëjti ritëm, e njëjta retorikë, madje dhe e njëjta emfazë e një entuziazmi agresiv: njëlloj si Partia Terroristë e Punës.

Suksese të mëdha!!! Gënjeshtra.

Ata të parët, punistët terroristë, sokëllinin për të fshehur tetrrorin, frikën dhe varfërinë ekstreme që kishin ndërkallur në Shqipëri; kurse këta socialistë, vjedhës, sokëllijnë me gënjeshtra për të fshehur vjedhjen gjigande që iu kanë bërë shqiptarëve në Shqipëri.

Kjo është arsyeja në ngjashmëri e këtyre me punizmin. Por ta dinë dhe ta besojnë, të gjithë ata shqiptarë të dëshpëruar që po i neverisin sot: këta vjedhës ordinerë nuk do të shpëtojnë dot. Do përgjigjen penalisht dhe do ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, që të gjithë.

Njëlloj si edhe ata të tjerët që kanë dalë në rrugë për të shpëruar historinë e korrupsionit gjigand në Shqipëri, pjestarë të të cilit kanë qenë vetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë