Aktorja bukuroshe, Arjola Demiri ka shprehur jo pak herë aspiratat dhe ëndrrat e saj për t’u bërë deputet. Arsyeja që ish-banorja e “Big Brotherit” dëshiron të bëhet pjesë e politikës, është pikërisht vendi i saj i origjinës, Tropoja, ndërsa nuk ka fshehur as partinë me të cilën do të donte të kandidonte, PS.
Ditën e djeshme në iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit, e pranishme ishte edhe Arjola. Ndër fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj, aktorja nuk mund të linte pa publikuar një edhe me kryeministrin që siç duhet e ka “pikë të dobët”.
“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë” shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.
E pyetur nëse ka dëshirë të jetë në listat për deputete, Demiri është shprehur se kjo është një nga dëshirat e saj, me një forcë që i buron nga shpirti.
“Kjo është një dëshirë e imja, me një forcë që më buron nga shpirti për të investuar dhe dhënë kontributin tim të sinqertë në zonën nga unë vij. Është diçka që unë e kam bërë edhe kur nuk e kisha këtë emër, as këtë fame,” ka thënë ajo.
Po të kishe ken në Itali do të bante deputete Berluskoni direkt.Se atij i pëlqejnë shumë këto tipa.
PërgjigjuMos i vini faj, nene eshte e do rrise femijet. Lypja faqen e zeze e ka po s'te len pa gja. thote shkodrani. U mesua kjo e ka bere me kohe faqen bythe.
Përgjigjufiks