Në ngjyrë të kuqe, me një dekolte pak të hapur dhe një një pamje princeshe, ky është fustani që Valerie, një vajzë 16-vjeçare ukrainase, duhej të vishte për festën e maturës.
Shkolla e saj, e cila ndodhej në Kharkiv, u shkatërrua nga bombardimet ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve të Ukrainës, është halla e vajzës, Anna Episheva ajo që tregon historinë e 16-vjeçares në profilin e saj në Facebook.
Gruaja ka postuar një foto të vajzës gati për festën e mbarimit të shkollës.
Veshja është luksoze, por shprehja e trishtuar shoqëron spektaklin e zymtë pas saj . Vajza shkoi në shkollën e saj, ku tavani ishte i këputur plotësisht nga shpërthimet, asnjë gjurmë dyersh, tullat e kuqe të mureve janë të thërrmuara, duket dheu dhe rrënojat .
Ajo bie në sy në qendër të imazhit, është ngjyra e kuqe e fustanit e cila flakëron si një plagë djegëse që nuk mund të shërohet.
“Ata kishin planifikuar festën e diplomimit, kishin blerë rrobat dhe po prisnin me padurim ditën e madhe... Më pas erdhën rusët”, shkruan Anna Episheva .
Shkolla e maturantes ukrainase, Valerie, u godit drejtpërdrejt dhe u shkatërrua më 27 shkurt 2022 (tre ditë pas pushtimit).
Sot ajo është kthyer në atë që ka mbetur nga shkolla e saj dhe kujton planet e saj të diplomimit.
“Faleminderit, Valeria ime e dashur, që je e fortë dhe e guximshme, kaq krenare për ty dhe të dua shumë. Lavdi Ukrainës”, përfundon postimi i hallës së Valerias./Corriere Della Sera.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Lavrov mbërrin në Turqi! Ukraina: Ka 600 njerëz në dhomat e torturave të rusëve në Kherson, mes tyre gazetarë dhe aktivistë











