Me një terren të thepisur malor dhe rrethuar nga liqenet akullnajore të Lukovës, Mokra destinacion për turistët vendas dhe të huaj (VIDEO)

Një panoramë çlodhëse ku syri nuk ngopet me gjelbërimin dhe natyrën e rrethuar nga kurora pyjesh dhe bredhi.

Kjo është pamja që të ofron fshati Mokër në Pogradec, i njohur për resurset e natyrës, historinë dhe traditën. Së fundmi po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj.

1622738876_mokrafoto6.jpg

Edhe pse me një terren të thyer malor kjo zonë është kthyer në një atraksion të veçantë turistik ku të rinj nga Korça, Pogradeci e Librazhdi kanë zgjedhur të përqafojnë sportin e hiking duke zbuluar mrekullitë që gjenden përreth Mokrës.

 “Jemi këtu tek Liqenet e Lukovës, janë dy liqene natyralë me origjinë akullnajore që ndodhen 1851 m mbi nivelin e detit që është liqeni i madh dhe 1705 m mbi nivelin e detit liqeni i vogël,këto dy liqene janë një atraksion natyror për të gjithë të apasionuarit e natyrës”, shprehet një i ri vizitor.

“Ne vijmë nga Librazhdi, një zonë shumë e bukur,  kemi parë sot liqenet e Lukovës që janë një pasuri e madhe kombëtare dhe realisht jemi shumë të impresionuar me bukuritë që kemi gjetur këtu dhe banorët vendas këtu”, thotë një qytetar tjetër.

1622738820_mokrafoto7.jpg

Për të rinjtë Mokra është një ndër vendet ku turizmi meriton vëmendje pasi mungon infrastruktura përgjatë gjithë itinerarit drejt liqeneve akullnajore të Lukovës.

Sinkron vizitorët “Itinerari ishte me një vështirësi mesatare. Pamja është shumë e bukur. Terreni është malor, liqenet janë fantastike. Edhe pse na ra pak shi por që ja vlen për ta marrë këtë aventurë për pamjen që shikon”, shprehët një turiste.

“Terreni ishte relativisht mesatar. Do vija pak në dukje infrastrukturën, e cila linte për të dëshiruar. Besoj se turizmi është e ardhmja e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Zona e Korçës dhe Pogradecit në Liqenet e Lukovës ku jemi sot vërtet e ofron këtë bukuri të rrallë. Duhet të kujdesemi për mjedisin.  Kështu që institucionet duhet të investojnë në këtë pjesë”, shprehet një turist vendas.

Me një terren të thepisur malor, rrethuar nga liqenet akullnajore të Lukovës që ndodhen 1851 m mbi nivelin e detit, Mokra është një atraksion gjithnjë e më tërheqës për turistët.

1622738839_mokrafoto3.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë