Salernitana ngrin festën e Napolit, shtyhet kurorëzimi i titullit kampion! Disa të plagosur nga incidentet (VIDEO)

Edhe pse ishin marrë masat prej javësh, festa e Napolit për titullin kampion është shtyrë. Të besuarit e Spaletti-t duhet të fitonin me Salernitanën, por mesditën e së dielës u ndalën në një barazim 1-1 edhe pse realizuan të parët me Oliverirën. Ishte goli i Dias në minutën e 84 që bëri Napolin të heshte.

Për të parë golat e ndeshjes klikoni këtu.

Kjo ndeshje, e programuar fillimisht të shtunën, por që u shty për t’I dhënë Napolit mundësinë të festonte, kishte ngritur në këmbë të gjithë autoritetet. Është lëshuar kodi i kuq deri të hënën në orën katër, ç’ka nënkupton se spitalet ishin në gadishmëri paraprake, me personel të shtuar, 40 autoambulanca në pritje dhe 8 motoçikleta shëndetësore në gadishmëri. Gjithsesi për shkak të festimeve që nisën nga ora 10 e mëngjesit pati disa incidente, duke rregjistruar edhe katër të plagosur.

Sa i takon ndeshjes me Salernitanën ajo e çoi diferencën e pikëve me Lazio-n ndjekëse në 18 kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje. Përballjet direkte janë 1-1, kështu që Napoli duhet të presë të enjten për t’u shpallur zyrtarisht kampion. Gjithsesi ajo sfidë është në transfertë dhe nuk do të ketë të njëjtën shije.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Në pritje të zyrtarizimit kampion, Napoli ndizet që në orët e para të mëngjesit! Tifozët ‘pushtojnë’ qytetin (VIDEO)

Napoli ka nisur festa edhe pse ende zyrtarisht nuk janë kampionë të Seria A. Në rast se Lazio nuk fiton kundër Interit dhe në rast se Napoli mposht Salernitana-n në orën 15:00 atëherë të besuarit e Spaletti-t do sjellin për herë të 3 në histori titullin në qytet. Hera e fundit me Maradonën në 1990.

Megjithatë sot rrugën e qytetit kanë filluar të mbushen me tifozë që në orën 10:00, ndërsa në orën 12:00 disa prej tyre kanë hyrë në stadium. Të gjithë rrugët që të çojnë drejt stadiumit janë të bllokuara për makinat dhe autoritet kanë marrë masat që qyteti të jetë sot në dispozicion të një festë që mungon shumë gjatë.

Sakaq brohorimat, këngët dhe festa shihet në shumë cepa të qytetit. Kjo do të thotë se festa ka nisur dhe është çështje kohe që të bëhet zyrtare. Ndërkohë tifozët e Napolit, që janë ndër më të zjarrtët në Itali janë duke pritur rezultatin e Inter-Lazio.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?