Prej rreth 15 vitesh, Xhevahir Ndrecaj merret me kultivimin e gështenjës. 53-vjeçari tregon se kokrrat këtë vit nuk kanë arritur peshën e zakonshme, duke ulur të ardhurat e atyre që merren me mbledhjen dhe tregtimin e tyre. Sipas tij, kjo situatë është më e favorshme për konsumatorin, i cili mund ta blejë produktin me më pak shpenzime.
Gështenja është një nga produktet që mban ekonominë e shumë familjeve në Reç. Sipas të dhënave zyrtare, masivi i gështenjave në këtë zonë shtrihet në rreth 500 hektarë, me një prodhim që në vitet e mëparshme është vlerësuar nga 400 deri në 600 tonë në vit. Ndwrsa tashmw vleresohet nw afwrsisht 100 ton. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit shkon për eksport, kryesisht drejt tregjeve të Bashkimit Evropian.
Por, përtej prodhimit, banorët përballen edhe me vështirësinë për të mbledhur dhe shitur gështenjat. Mungesa e fuqisë punëtore e bën më të vështirë shfrytëzimin e të gjithë prodhimit, ndërsa një pjesë e gështenjave rrezikon të mbetet pa u mbledhur. Të dhënat për zonën e Reçit kanë evidentuar edhe në të kaluarën se një pjesë e prodhimit mbetet në pyll pa u grumbulluar.











Komente
Komento