Më pak kredi për biznesin e vogël, bankat rrisin interesat! Banka e Shqipërisë: Më të rrezikuara nga rritja e çmimeve, sipermarrjet e vogla dhe mikro

Marrja e një kredie i ka kushtuar më shumë qytetarëve dhe bizneseve të vogla në tremujorin e dytë të vitit, që përkon me muajt prill-qershor. Në këtë periudhë bankat kanë rritur normat e interesit për kreditë qytetarëve si për blerje banese ashtu edhe për konsum, si dhe për bizneset e vogla e ato mikro. Shkak për këtë është bërë rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin mars kur ishte ndryshimi i parë i normës që pas uljes në kohën e pandemisë nga 0.5% duke e çuar në 1%.

Normat mesatare të interesit për qytetarët që kanë marrë kredi hipotekore në lekë ishin 4% nga 3.6% që ishte më parë dhe nga 3.7% në vitin 2021. Ndërsa për kreditë konsumatore në lekë interesi ishte 9.3%, nga 9.1% në tremujorin e parë të vitit. Normat e interesit për kreditë konsumatore janë luhatur rreth nivelit 8.1% për periudhën 2018-2021. Gjatë kësaj periudhe qytetarët kanë qenë më të prirur për të marrë kredi për shtëpi për shkak edhe të çmimeve të larta të apartamenteve.

“Zhvillimet sipas qëllimit të përdorimit të kredisë nxjerrin në pah se kredia për banesa është segmenti kryesor që mbështet normat e larta të rritjes. Zgjerimi i këtij portofoli karakterizohet si nga kërkesa e lartë e individëve për të marrë financim - e diktuar nga çmimet e larta të blerjes së apartamenteve - ashtu edhe nga politikat e bankave për të ofruar kushte lehtësuese veçanërisht për këtë segment”, thuhet në raport.

Në raportin për tendencat e kreditimit Kliko Ketu
Banka e Shqipërisë thotë se norma e interesit për kreditë e vogla deri në 35 mln lekë të fokusuara tek biznesi i mesëm e i vogël, janë rritur në 6.2%, nga mesatarja prej 6.0% e tremujorit të mëparshëm dhe e vitit 2021.

“Interesi për këtë kategori, e cila përkon kryesisht me financimin e biznesit të vogël e të mesëm, ka qenë përgjithësisht më i lartë se interesi për kreditë më të mëdha gjatë vitit 2021 dhe në vitin aktual, me mesatarisht 0.5 pikë përqindje. Kjo është edhe kategoria ku rritja e normës bazë po fillon të transmetohet më shpejt, duke qenë se kushtet për kreditë e vogla janë më të standardizuara”, thuhet në raportin e BSH.

Nga ana tjetër përveç faktit që janë rritur normat e interesit bankat janë treguar më të kujdesshme ndaj kësaj kategorie biznesi duke ngadalësuar financimin për shkak se bizneset e vogla dhe mikro janë më të ekspozuara ndaj pasigurisë dhe rrezikut të shtuar në kushtet e realitetit të ri makroekonomik.

Ndërsa për biznesin e madh kredia e dhënë është në rritje ndërsa interesat janë në ulje, nga 5.8% në tremujorin e parë të vitit në 5.5% në tremujorin e dytë. Por pavarësisht rritjes së portofolit të kredisë në raport thuhet se bankat janë treguar të kujdesshme në tërësi për shkak të pasigurisë.

“Ambienti ekonomik me paqartësi të shtuara, si pasojë e luhatjes së lartë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare nga konflikti i armatosur Rusi – Ukrainë, perceptohet si rrezik i lartë nga ana e bankave, duke shtuar nga ana tjetër edhe shqetësimet mbi aftësinë paguese të firmave në vend”, thuhet në raport.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë