Më pak makina për shkak të COVID-19, por nuk ndalen aksidentet! Benzi del nga rruga, plagosen rëndë nënë e bir

Më pak makina për shkak të COVID-19, por nuk ndalen aksidentet! Benzi del nga rruga, plagosen rëndë nënë e bir

Foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse ka shumë pak lëvizje për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, nuk kanë munguar aksidentet. Mëngjesin e sotëm dy makina janë përplasur mes tyre e për pasojë Benzi ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur nënë mirë.

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se të plagosur kanë mbetur Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33 vjeç kanë marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës për mjekim dhe mësohet se në gjendje më të rëndë është djali.

Burime nga vendi i  ngjarjes bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 59-vjeçarja. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar