U anulua mbledhja e Këshillit Bashkiak Vlorë, Dritan Leli-këshilltarëve: Për kusuret e mia po dëmtohet qyteti! Këtë herë përplasje edhe për datën jo vetëm për vendin

U anulua mbledhja e Këshillit Bashkiak Vlorë, Dritan Leli-këshilltarëve: Për kusuret e mia po dëmtohet qyteti! Këtë herë përplasje edhe për datën jo vetëm për vendin

Dritan Leli dhe Keshilli Bashkiak

VLORË - Në Vlorë, përplasjet mes Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë vijojnë. Pasi u mbylli 2 herë derën e teatrit 'Petro Marko' për mbledhje të kërkuara nga këshilltarët me argumentin e masave antiCOVID, këtë herë ka qenë kryebashkiaku Leli që është 'lënë në baltë' nga Këshilli kur këshilltarët bashkiak, kanë anuluar mbledhjen e radhës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë Dritan Leli është shprehur i keqardhur nga ky vendim i kryetares së Këshillit Bashkiak Migena Balla për të anuluar mbledhjen e radhës dhe thotë se kjo dëmton qytetin për veprimet që ai ka bërë.

"Pas radhës së gjatë të kërkesave për mbledhje jashtë radhe, në emër të së mirës së qytetit, sot, këshilltarët bashkiak, kanë anuluar mbledhjen e radhës, atë të çdo muaji, ku vërtet mblidhemi për interesat e qytetit e ku përgjatë më shumë se një viti, kemi diskutuar online, siç ishte parashikuar të ndodhte edhe sot!  Më vjen keq që me këngën e kusureve të mia, Këshilli Bashkiak nuk po i përkrah sot fëmijët me probleme sociale të qytetit, që me miratimin e vendimit do të frekuentonin kopshtet dhe çerdhet me të ardhurat e bashkisë, nuk po miraton as ndihmën ekonomike, as listën e familjeve apo individëve që përfitojnë kredi nga të ardhurat e bashkisë dhe as po mbështet projektin e qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e zonës përreth sahatit, që ka nevojë për angazhimin e të gjithëve, prandaj edhe do të përfshihej sot me urgjencë, për të mos ecur me ritmin e mbajtjes së radhëve!

Të nderuar këshilltar, e pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin! Vlora sapo ka nisur sezonin turistik, pas muajsh të gjatë e të vështirë lufte me shëndetin! Turistët po gëzojnë lirinë dhe bukurinë e një qyteti që nuk mund dhe nuk duhet të shëmtohet prej gjyqeve teatrale! Vlora duhet promovuar, jo sakatuar! Të gjithë mund të bëjmë më shumë, mund të bëjmë më mirë, pa shterpëzuar një energji të tërë që mund ta shfrytëzonim në dobi të Vlorës! Po e marrë unë barrën e ndjesës, ndaj të gjithë banorëve të Vlorës që po penalizohen a qoftë edhe vetëm bezdisen, nga radhët tona të ngatërruara që po iu rëndojnë, por e di që deti dhe dielli i Vlorës do ta bëjnë këtë verë të ndritshme, siç kaq gjatë e dëshiruam", shkruan Leli.

Por sot përplasja mes Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli është bërë edhe për datën e mbledhjes dhe jo vetëm për vendin. Këshilli ka vendosur për mbledhjen e radhës të bëhet më 30 qershor në mjediset e teatrit Petro Marko ndërsa Dritan Leli  propozon që të mblidhen më 29 qershor në aplikacionin Zoom.

Dritan Leli nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e kaluara të Këshillit Bashkiak të Vlorës në sallën e teatrit “Petro Marko” me argumentin se po respekton masat anti-COVID, edhe pse Ministria e Shëndetësisë 2 ditë më parë ka dhënë 'OK' që të mbahen mbledhje fizikisht. Zv. ministrja Mira Rakacolli e dha këtë përgjigje pasi Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka kërkuar një konfirmim mbi ligjshmërinë e realizimit të mbledhjes fizike në sallën e teatrit 

“Krisjet” në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi. Në Vlorë, PS-ja mori 8 mandate, që ishte dhe objektivi maksimal, kjo e reflektuar edhe në përpilimin e listës së kandidatëve për deputet, ku Rama renditej i 8-ti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Në datë 29 apo në datë 30, vijon përplasja mes Lelit dhe Këshillit Bashkiak të Vlorës! Këtë herë jo vetëm për vendin por për datën e mbledhjes

1624351148_leli.jpg

Përplasja mes Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli vijon. Së fundmi Këshilli Bashkiak i Vlorës ka vendosur që mbledhja e radhës të bëhet më 30 qershor në mjediset e teatrit Petro Marko. Por tjetër mendim ka Dritan Leli. Ai ka propozuar që mbledhja për rendin e ditës, të mbahet më 29 qershor në aplikacionin Zoom.

“Pas anulimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, shkruan Leli.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sila: 24/06/2021 16:12

    Nuk arijme te kuptojme veprimin e Ketij Kryetari .pasi keshilli vendos daten 30 ky thote si them une ne 29 . Ose eshte i semure mendor se nje njeri normal nuk mund ti beje .veprimet e tij prej deliranti ,fodulli nuk mund te durohen Vlora ka nevoje per qetesi e ky ne vend qe te jap llogari per pisllekun te shoh neper lagje se vlora nuk eshte vetem Lungomare pa llogaritur fshatrat kazanet qe nuk shihen me sy .gropat e hapura neper rruge barin qe arin sa njeriu ne kembe ujrat qe kane plasur rrugeve .etj.etj se poroblemet ne vlore nuk kane te sosur justifikohet pas ekraneve . Boll se je turpi i vlores e nje dite do japesh llogari qofte dhe per lejet e ndertimit qe Ti e di mire si po i jep.Vendi yt dihet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë