Me pasaporte shqiptare, arrestohet për mashtrim biznesmeni në Turqi! Dyshohet se kërkohet nga Interpoli

Me pasaporte shqiptare, arrestohet për mashtrim biznesmeni në Turqi! Dyshohet se kërkohet nga Interpoli

Policia turke ka vënë në pranga një person i cili quhet Dionis Shaholli nën akuzën e mashtrimit. Sipas mediave turke Shaholli, i cili në pasaportën e tij rezulton se është shtetas shqiptar, deklaroi para hetuesve se ishte shtetas rus dhe mbante emrin Khamzat Ismailov. Megjithatë hetuesit kanë dyshimet se ai në të vërtetë është Azad Isayev, një biznesmen me kombësi nga Azerbajxhani, i kërkuar nga Interpoli.

Zyra e prokurorit publik pas dy ankesave të ndryshme për mashtrime dhe kërcënime të iniciuara nga dy vende në vende në Turqi, nisi një hetim.

Personi për të cilin u denoncua ishte Dionis Shaholli, një biznesmen i huaj që bënte biznes transporti ndërkombëtar në Stamboll. Por akuzat për biznesmenin dolën gjatë hetimeve të zhvilluara në dy gjykata të ndryshme.

Shaholli, i cili fillimisht u pa se ishte me kombësi shqiptare në deklaratën e tij në Zyrën e Kryeprokurorit Publik në Kuçukçekmece, zbuloi identitetin e tij rus. Ndërsa po shqyrtohej identiteti nëse ishte i rremë apo jo, Shaholli në deklaratën e tij tha se edhe ai ishte shtetas rus dhe quhej Khamzat Ismailov. Kur u mor në pyetje, Shaholli mohoi akuzat për mashtrim. Për Shahollin, i cili u dërgua në gjykatën e Kuçukçekmeçes, u dha urdhër kontrolli gjyqësor.

Shaholli, i cili u lirua me urdhër të kontrollit gjyqësor, u dërgua edhe në Gjykatën e Bakirköy për një akuzën tjetër, po për mashtrim. Në gjykatë Shaholli tha se është shtetas rus dhe mban emrin Khamzat Ismailov. Gjykata në Bakirköy lëshoi një urdhër arresti për Shahollin, të cilit në shtëpinë e tij iu gjet karta e identitetit e lëshuar nga Federata Ruse.

Gjatë marrjes në pyetje në prokurori dhe seancës në gjykatë, doli një tjetër pretendim për Shahollin. Sipas hetuesve dyshohet se Shaholli është në të vërtetë Azad Isayev, një biznesmen i cili kërkohej nga Azerbajxhani për mashtrim.

“Emri im quhet Azad midis njerëzve me të cilët bëj biznes, por unë nuk jam Azad Isayev nga Azerbajxhani,” tha ai. Këto akuza Shaholli i ka mohuar në prokurori dhe në gjykatë.

Gjykata vuri në dukje ngjashmërinë me Shahollin duke i treguar atij foton në buletinin e kuq në procesverbalin e Interpolit. Shaholli tha: “Ngjasojmë, por nuk jam unë. Personi që u ankua për mua mund të më ketë bërë të regjistrohem në Interpol në këtë mënyrë” tha ai.

Dionis Shahollit i janë marrë gjurmët e gishtave, ndërkohë që është arrestuar dhe dërguar në burg. Nëse Shaholli është biznesmeni azerbajxhanas Azad Isayev, do të konfirmohet pas korrespondencës me zyrtarët e Azerbajxhanit.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit