Me përgjues në hotele dhe spiunë në rrugë, si survejoheshin turistët në periudhën komuniste! Zbulohen dokumente të reja në ekspozitën e çelur në Durrës

“Turistët e përgjuar” është shtëpia-ekspozitë, që u çel këto ditë në qytetin e  Durrësit. Në një rrugicë shumë pranë qendrës së qytetit, shtruar me kalldrëm, Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku kanë kthyer banesën e familjes Mima në një ekspozitë për periudhën e komunizmit. Ndryshe nga te tjerat, kjo ekspozite synon te sjelle historinë e turisteve te huaj që u lejuan te vizitojnë Shqiperinë komuniste.

Dhomat e hoteleve ishin të përgjuara me “çimkat” e vendosura në tavllat e duhanit, ndërkohë që rrugëve kishte të ashtuquajtur “spiunë” të cilët shënonin gjithçka dëgjonin nga bisedat e turistëve me guidat. Po kështu veshjet ekstravagante, mbajtja e mjekrës, komunikimi me vendasit, filmimi apo fotografimi dhe sjelljet perëndimore, ishin krejtësisht të ndaluara ndërkohë që turistët duhet të bënin shkresa të tëra për të vizituar vendin nën masa të rrepta sigurie.

Shtëpia ekspozitë do të qëndroje e hapur për vendasit dhe turistët në një afat të pacaktuar, ndërsa dy autoret, pedagoge të Universitetit të Durrësit po punojnë për të mbledhur më shumë të dhëna dhe fakte.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 26/07/2024 16:30

    Spiunat qe spiunojne njeri tjetrin jane fare e keqe ne ditet e sotme jane me shumice fatkeqsi e madhe per ne

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjikë: 25/07/2024 16:18

    Ishte koha kur kishte shtet e jo përralla. Sot gjithçfarë ushqimesh e të gjithë të sëmurë. Sdime çfarë hamë

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/07/2024 16:18

    Pyesni Mirela Kumbaron sepse ajo ka punuar ne hotel Dajti si perkthyese e pergjimeve me Luan Pobratin.

    Përgjigju
    • Or tej: 25/07/2024 19:45

      Cfare gjuhe perkthente? Keto perkthyesat me Ben Tigrin ne krye u bene te gjithe milionere tek ne or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi