Me pistoletë brenda në restorant, policia arreston 47 vjeçarin e përfshirë në krimin e organizuar në Shkodër! Tentoi të arratisej me vrap (EMRI)

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri brenda një restoranti. Sipas policisë, i arrestuari, Luan Shpingari është person me precedentë kriminalë në fushën e krimit të organizuar.

Gjatë kontrollit në një restorant me vendndodhje në “Sarreç”, policia ka kapur Luan Shpingari dhe i kanë gjetur një pistoletë me polumba në fole. Në momentin kur është pikasur nga forcat e policisë, 47 vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap.

Arma e zjarrit që iu gjet, i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mësohet se Luan Shpingari është i përfshirë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit