Një 21-vjeçar në Elbasan është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ai u kap pranë parkut “Aqif Pasha” ndërsa pistoletën dhe fishekët që tashmë i janë sekuestruar, i mbante në çantë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni i koduar “Indicia”, kundër armëmbajtjes pa leje.
Kapet në afërsi të parkut “Aqif Pasha”, i armatosur me pistoletë me municion, dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe disa fishekë.
Në vijim të punës intensive operative dhe operacionale, kryer me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje kriminale, është siguruar informacion për një shtetas që lëvizte me armë zjarri (pistoletë) me vete, në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Indicia”, u vu në pranga shtetasi i dyshuar, J. S., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në çantën (marsup) të këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.











Komente
Komento