Me pistoletë në çantën e dorës e me pranga policie në banesë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Me pistoletë në çantën e dorës e me pranga policie në banesë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Arma e sekuestruar dhe prangat

DURRËS- Kejvin Gjegja, 20 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi gjatë kontrollit që i është bërë nga efektivët në lagjen nr.13, Plazh, i është gjetur në çantën e dorës, një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

‘Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 2 palë pranga si ato të Policisë.  Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në zona bregdetare, gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasin Kejvin Gjegja.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", shtetasin Kejvin Gjegja, 20 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 31/08/2021 09:51

    Akoma nuk zune mend kto qe arma te ben gropen ste ben te forte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë