VLORË- 23-vjeçari Joni Sadikaj nga Tepelena ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak.
I riu ndodhej së bashku në një makinë me dy persona të tjerë, dy vëllezërit nga Tirana, 31-vjeçarin Egest Sinaj, i cili drejtonte mjetin si dhe 30-vjeçarin Indrit Sinaj, pasagjer.
Të dy vëllezërit u arrestuan pasi dyshohet se kishin dijeni për praninë e armës. U sekuestrua arma e zjarrit e llojit “pistoletë” , një krehër dhe municion luftarak.
I riu akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë akuzohen për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.