Një 32-vjeçar në Maliq të Korçës është arrestuar pasi posedonte një pistoletë si stilolaps. I arrestuari, me iniciale E.Xh., u kap në një lokal në fshatin Podgorie.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pistoleta stilolaps u sekuestrua.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komento
Komente












