Korçë - Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth.
Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.
"Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bulgarec, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit S. B., i cili ka qenë i parkuar para banesës së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit",njoftoi sot policia.
Komente











