Një mësuese ka kaluar një situatë mjaft të sikletshme në jetën e saj, kur një nxënës e ka kërcënuar me një pistoletë në kokë. Ky i fundit kërkonte që mësuesja t’i hiqte patjetër një mungesë nga regjistri. Imazhet shokuese që janë filmuar në shkollën e mesme Edéard-Branly të Créteil në Francë, më datë 18 tetor, kanë ngjallur debat në rrjetet sociale.
Mësuesja shihet shumë e frikësuar dhe shikon në ekranin e kompjuterit për pak çaste para se të shikojë të riun. Videoja është regjistruar nga një mik i nxënësit. Policia ka nisur hetimin ndërsa është arrestuar si djali që i drejton mësueses pistoletën ashtu dhe djali tjetër që regjistroi videon.