'Më premtoi', 6 orë te parlamenti për të takuar deputetin, qytetarët të zhgënjyer për votën! Drejtuesja e shoqatës për Demokraci: Politikanët e votuesit në fushatë, marrëdhënie 'pengu’

Ruze Iso nga Ali Demi në Tiranë, priti më shumë se 6 orë para Parlamentit ku po zhvillohej seanca e radhës për tu takuar me deputetin socialist të zonës së saj Alqi Bllako.

Para 4 vitesh Ruze Iso ka humbur shtëpinë sepse nuk mundi të paguante kredinë.

Megjithëse me dy vendime gjyqësore, gruaja fitonte të drejtën për ta mbajtur shtëpinë duke vazhduar të likuidonte shumën prej 23 milionë lekë, por banka përmes përmbaruesve të saj ia sekuestroi brenda afateve. 

Për këtë arsye ajo tentoi të takohej me deputetin Alqi Bllako, i cili sipas saj i ka premtuar se do ta ndihmonte për hallin e saj.

"Kam ardhur të takoj deputetin, të merrem vesh a do më ndihmosh. Në fillim më thanë do ju ndihmoj, do jemi në krahun tuaj", thotë ajo.

Ky mesazh i kandidatit të njësisë 1, Alqi Bllako ka mbërritur edhe në telefonin e Ruzes. Vetë gruaja pranon që nuk e ka takuar deputetin, por përmes mesazhit në celular ajo nënkuptim premtim për ndihmë  .

"Më tha gjatë fushatës, se kam takuar asnjëherë, ishte mesazh në telefon, që do ju ndihmojmë. Varfëria është shumë e keqe. Të vish të votosh tha se unë do jem në krahun tënd. Më solli mesazh. Jo po unë isha e veçantë. Të vish tha të votosh", shton ajo.

Report Tv kërkoi të komunikonte me deputetin Bllako për rastin në fjalë, por nuk mori asnjë përgjigje 

Gerta Meta, drejtuesja e shoqatës për Kulturë dhe Demokraci thotë se kjo marrëdhënie abuzive qytetarë kandidat, megjithëse peshorja anon nga politikani, nuk është e njëanshme.

"Votuesit janë bërë të zgjuar, akuzohemi për procese zgjedhore që vota shitet dhe blihet, njerëzit e kanë kuptuar që në fushata nuk e bëjnë gabimin për të dëgjuar këto ç'premtime, por ata e shfrytëzojnë këtë periudhë për të realizuar disa nga nevojat e tyre. Por kjo është një marrëdhënie pengu, abuzimi, me votuesin dhe qasjen që politikani të arrij qëllimin e tyre", shprehet Meta.

Për të komunikuar me elektoratin deputetët kanë dy alternativa. Një ditë në javë teorikisht ata ndodhen te Njësia Administrative për të pritur qytetarët. Ose presin letra përmes kutisë postare që ndodhet në kryesinë e Kuvendit. Për atë tagër të shoqërisë me e integruar në teknologji, afrohet emaili. Por çfarë thonë qytetarët në Tiranë?

"Na kanë premtuar shumë, por ku janë sot?!"

"Çfarë të premtojnë ata..."

"Kanë premtuar, por pak i kanë mbajtë", shprehen ata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja