Daley Blind, mbrojtësi i Ajax, rrezikon të mbyllë karrierën në moshën 29-vjeçare, Futbollisti i cili në të kaluarën e tij ka luajtur edhe për Manchester United, në ndeshjen e Champions League kundër Valencia-s shfaqi probleme dhe klubi e dërgoi për kontroll të imtësishëm.
Mediat në Holandë raportojnë se Blind ka probleme në zemër, akzaktësisht u zbulua se vuan nga miokardi. Edhe klubi i Ajax ka njoftuar se Blind nuk do të udhëtojë me skuadrën në Katar për fazën përgatitore dimërore, por do të qëndrojë në shtëpi për t’u rikuperuar.
Gjithsesi mbetet e vështirë për të thënë se ai do të rikthehet të luajë sërish futboll, pasi mjekët i kanë rekomanduar që të paktën përkohësisht të ndalë çdo aktivitet fizik.

Komente

