ZYRTARE/ Largim i papritur nga Ajaksi, kapiteni lë 'në baltë' skuadrën

ZYRTARE/ Largim i papritur nga Ajaksi, kapiteni lë 'në baltë' skuadrën

Daley Blind

Ajaksi ka njoftuar se kapiteni Daley Blind dhe klubi kanë gjetur marrëveshjen për të ndërprerë kontratën me konsensus. Pas tre sezoneve e gjysmë, 333 ndeshjeve dhe shumë trofeve të fituar, Blind do vijojë karrierën në një tjetër klub.

Me kontratë deri verën që vjen, Blind duket se nuk ka dashur të vijojë më bashkëpunimin dhe në moshën 32-vjeçare largohet nga një prej skuadrave më të mëdha në Holandë, aty ku doli si lojtar. Me një eksperiencë të pasur edhe në kombëtaren e "Tulipanëve", Blind do bëjë një ndeshje lamtumire në "Johan Cruyff Arena".

"Gjatë ditëve të fundit, ne arritëm një marrëveshje me Daley për të ndërprerë kontratën e tij. Shpresoj që ai të gjejë një klub tjetër për të përfunduar karrierën e tij të suksesshme. Së bashku me Daley, ne kemi vendosur për një ndeshje në "Arena" ku ai mund t'u thotë lamtumirën e duhur tifozëve", tha drejtori Edwin van der Sar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh