Me probleme!!! AKU: Të tërhiqen nga tregu birrat Paulaner të importuara në 1 vit! Gjobitet kompania shqiptare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me 1.2 milionë lekë një subjekt shqiptar (Denis sh.p.k) që importonte në vendin tonë birrë Paulaner dhe e ka detyruar të tërheqë nga tregu shqiptar dhe të kthejë në vendin e origjinës birrën e importuar nga periudha 2018-2019.

AKU thotë se u vendos kthimi në vendin e origjinës edhe i 13.600 kanaçeve birre Paulaner 0.5 litra të cilat ishin me afat përdorimi deri në korrik 2019, të bllokuara në kufi.

Subjekti shqiptar, Denis sh.p.k në kundërshtim me ligjin në fuqi nuk dispononte dokumentacionin shoqërues të importit, duke mos pasur raport-analizë që shoqëron produktin. Ky raport-analizë përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese të produktit, ndërkohë që as certifikatat e origjinës dhe certifikatat e analizës nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe.

Ky vendim u mor pas bllokimit të një sasie prej 14.5 ton birrë Paulaner  në Pikën e Inspektimit Kufitar për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave.

Masat e marra nga AKU

Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative  "Gjobë" me vlerën 1,000,000 lekë                                                                                                 

Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative "Gjobë" me vlerë 200,000 lekë,                                                                                                             

Subjektit iu ndaluar tregtimi i sasisë prej 13.600 kanaçe birrë “Paulaner” (0.5 L),

Referuar problematikës së dokumentacionit shoqërues, subjektit “Densi Shpk” iu la detyrë që të tërheqë produktin e shpërndarë, si dhe produkti “Birrë Paulaner” i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) të kthehet në vendin e origjinës.

"Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet i vendosur për të vënë përpara përgjegjësisë çdo praktikë mashtrimi, me fokus për të garantur zbatimin e ligjit, duke mos lejuar në asnjë rast që praktika të tilla të shkojnë në dëm të shëndetit të konsumatorëve", thuhet në një njoftim zyrtar të AKU-së.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 26/05/2019 21:03

    Vjet në Sarandë tu bo ropt plazh u ngopën me birra t skadume korona se ai robi qe i shiste aty e kishte von shezllone me demek administronte dy tre shkembinj në det e i shiste pak lirë, me demek.. Kur i hodha i sy etiketes kishin nje vit pothuj t skadume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'