Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një video "Story" në Instagram ku edhe ka shfaqur anën e tij prindërore larg politikanit që jemi mësuar ta shohim.
Në video duket Rama që i mëson të birit se si duhet të zhytet dhe i vogli që i kopjon çdo veprim. Mesa duket familja e kryeministrit po i kalon këto ditë të nxehta vere pranë bregdetit të jugut.
Kjo nuk është hera e parë që Rama poston me të birin por ai dhe bashkëshortja e tij, Linda, janë gjithmonë të kujdesshëm për t’i mbuluar fytyrën djalit të tyre, Zahos.
Komento