“Më pyesin ku je” rikthen në Durrës artistët Dedja-Berdyna, ftesë për të mos harruar miqtë

Më pyesin ku je”, një monolog autobiografik, që ka në qendër të gjithë ata që kanë kapërcyer kufijtë e vendlindjes, por jo vetëm, u prezantua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Nën interpretimin plot ndjenjë edhe vërtetësi të aktores Dardana Berdynës, monologu “Më pyesin ku je” me regji të Albert Dedjas kishte jo vetëm për qëllim, që çifti i artistëve t’u tregonin të pranishmëve se si arti ka shërbyer që ata të njohin më mirë shpirtin e njëri-tjetrit, por edhe për të forcuar këto ndjenja me miqtë e tyre, duke i ftuar ata në shtëpinë e shpirtit.

Ne në vitet ’90-të kemi kaluar fazat që kanë kaluar të gjithë emigrantët, por nuk e lëshuam asnjëherë barkën e shpëtimit që ishte arti. Është një barkë shpëtimi, se na orientonte drejt shpirtit. Të tjerët e vlerësuan këtë pasuri tonën, sepse kishim ikur nga Shqipëria të pjekur artistikisht. Kishim një formë komunikimi të lirë me artistët italianë. Kjo na dha mundësinë, që dalëngadalë të arrinim këtu ku jemi sot. Gjithmonë me punë edhe me përpjekje.

Albert Dedja, regjisor e skenograf

Artistët Dardana Berdyna dhe Albert Dedja janë çift në skenë edhe në jetë. Ata jetojnë edhe punojnë në Itali, por kjo nuk i pengon që të mendojnë për Shqipërinë.

Unë jam aktore edhe regjisore, por arti i Bertit më ka ndihmuar në këndvështrimin e artit pamor. Është një pasuri, një gjuhë e re që ndikon edhe enë shfaqje. Bashkëpunimi ynë sa i përket realizimit të një vepre teatrale është total, qoftë profesionale, qoftë si burrë e  grua. Gjithë ku rrugëtim ja ka vlejtur. Është një frazë shumë e bukur, që thotë nevoja për të takuar të tjerët, për të parë në sy, ne jemi ndierë gjithmonë inferior përballë realiteteve jashtë vendit tonë, nuk e di pse. Ndoshta përkufizimet ideologjike që na kanë shoqëruar. Edhe pse artistët tanë kanë bërë rrugë edhe na kanë përfaqësuar. Nëse në vendet e tjera është normale që të kapërcesh një kufi, tek ne është si të bësh një revolucion. Ne e kemi konsideruar gati tragjedi ikjen e një brezi. Është, por jo kaq. Jeta vazhdon, jeta kështu është edhe në emër të kësaj duhet që të bëjmë përpjekje për një jetë më të mirë....

Dardana Berdyna, aktore

Kjo performancë monolog, që merr shkas nga historia e tyre personale kërkon që të provokojë një reflektim kolektiv mbi konceptin e lirisë. Konceptin e lirisë në fillim të viteve ’90. Por edhe në lirinë e ditëve të sotme

 Më bën përshtypje dy gjëra. Së pari profesionalisht, Dana është shumë e saktë dhe së dyti dëshira për të mbajt lidhje me vendin tonë, vendin e tyre. Këto dy gjëra ishin shumë të bukura. Interesi edhe fryma kontemporane e kohës. Ata ndonëse jetojnë në Itali, dëshirat i kanë të lidhura me Shqipërinë. Kjo është shumë emocionale.

Haxhi Rama, regjisor

Për mua ishte një surprizë. Surpriza ishte vërtet e çuditshme, sepse nuk e kisha menduar se mund të kishte një komportim pak ndryshe nga e zakonshmja që jemi mësuar që të shohim në Shqipëri. Them ndryshe, sepse edhe thjeshtësia dhe natyraliteti i të thënit të gjërave, i konceptit dhe i brumit, materialit, tekstit në lidhje me lojën interesante të Danës edhe elementët skenografik ishin në një unitet të paqtë. Pata një emocion të veçantë nga thjeshtësia edhe të thënit të ideve të shpirtit. Jemi lodhur duke dëgjuar patetizma dhe kemi nevojë që të dëgjojmë fjalë shpirti të dashura edhe të sinqerta”. 

Anila Zajmi, kostumografe edhe stiliste 

Jam i gëzuar, që dy miq të mi kthehen pas 28 vitesh që të performojnë. Një shfaqje që përcjell emocione. Është një thirrje që përcjell emocion të fortë për mënyrën sesi shoqëria jonë evoluon”.

Gjergj Prevazi, koreograf

Dua që të deklaroj, se kam kaluar një mbrëmje speciale sonte. Ishte një eveniment, në një hotel, që nuk ja merr mendja njeriu që këtu ekziston një sallë që mund të luhet edhe teatër, por të komunikojnë në mënyrë të veçantë disa gjëra të thella edhe të vërteta në lidhje me jetën tonë edhe me atë që kemi kaluar.

Memet Xhelili, aktor

Çifti Berdyna-Dedja u lindën në Shijak. Mbas diplomimit të Akademisë, Dardana si aktore e Alberti si skenograf ata nisën punë në teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës. Në fillim të viteve ’90 ata krijimtarinë e tyre e  nisën në Itali.  Pasioni për artin, në 28 vite, erdhi mbrëmë, si reflektim në monologun “Më pyesin ku je”, për  faktet historike dhe identitetin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'