VLORE-Një proces gjyqësor në qytetin bregdetar ka sjellë një konflikt mes dy biznesmenëve dhe përplasje fizike jashtë ambienteve të gjykatës, ndërsa tre persona janë lënduar dhe tre të tjerë janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me konfliktin, V.D. N.D. K.S. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, para gjykatës së Vlorës ku ndodhi konflikti.
Sherri ka nisur për rrugën që të dërgon në një gurore në Lepenicë në bashkinë e Selenicës. Gurorja fillimisht ka qenë në bashkëpronësi të biznesmenit Ylli Salla nga Elbasani dhe Vendim Durmishajt, banor i zonës në Lepenicë. Por pas konfliktit mes tyre, Durmishaj pretendon se Salla e mori me vendime të dyshimta në gjykata guroren, ndërkohë që i bllokoi rrugën. Ai thotë se Salla nuk ka paguar shpenzimet për ndërtimin e rrugës prandaj e ka bllokuar.
Çështja përfundoi në gjykatë dhe sot Apeli i dha të drejtë biznesmenit duke e lejuar që të kalojë në rrugën që të dërgon në gurore, të cilën Durmishaj pretendon se ndërtoi ai dhe jo biznesmeni Salla nga Elbasani dhe se nuk ka derdhur asnjë kontribut. Por Salla është shprehur në gjyq se rruga është e të gjithëve dhe mund të kalojë kushdo, ndërsa trupi gjyqësor i dha të drejtë.
Debati me fyerje dhe sharje nisur në ambientet e brendshme të gjykatës pas vendimit përfundoi me përleshje jashtë. Vendim Durmishaj që shoqërohej nga familjarët është përplasur fizikisht me biznesmenin Salla dhe personat që e shoqëronin.
Biznesmeni Ylli Salla në një prononcim për Report Tv pas sherrit akuzon se banorët i kanë zënë pritë para hyrjes së gjykatës duke e qëlluar me sende të forta. Ai thotë se për shkak të këtij konflikti firma ka pezulluar aktivitetin prej dy vitesh.
Na goditën me thika, me sëpatë, personat që ishin në gjyq, kunetërit e Bernard Caushajt me bandën e tij nga Selenica, unë jam përfaqësues i një biznesi gurore, jam në proces gjyqësor, kemi dy vite që kemi pezulluar punën jemi në proces. Këta na kanë bllokuar rrugën nuk na lënë të kalojmë. Ngjarja ndodhi sa zbritëm nga makina, jashtë sallës, na kishin zënë pritë, na goditën me doreza, hunj
Ylli Salla
Ndërkohë që gruaja e Vendim Durmishajt, Arlinda shprehet për Report Tv se ishte biznesmeni Salla që provokoi situatën pas vendimit, që solli edhe përplasjen fizike. Ajo akuzon gjykatën për vendimin në favor të Sallës, ndërsa shton se biznesmeni është person me influencë prandaj ka fituar gjyqin.
Kam dy vite në gjykata dhe polici. Burri hapi një gurore dhe afroi një ortak nga Elbasani, bëri dokumentet, por më pas hoqi emrin e burrit dhe la vetëm emrin e tij. Bëmë një rrugë për të shkuar te gurorja, kanë kontribuar burri im me një firmë tjetër, Salla kërkon të kalojë në atë rrugë, por ne duam që të hedhë njëherë lekët dhe pastaj të kalojë. Gjykata i dha të drejtë, në momentin që u fut në gjykata dikush provokoi, pasi konflikt, Salla lajmëroi policinë që arrestoi disa. Përse do të vazhdonte gjyqi kur ata po vriteshin, gjykata po u jep drejtësi atyre që paguajnë, merr ryshfet. Po më mbesin fëmijët rrugëve, burri kaloi në depresion, u vetëhelmua, Zoti e ktheu në jetë.
Arlinda Durmishaj
Deklarimi i Ylli Sallës ku përmendet emri im nuk është aspak i vërtetë. Dy kunetërit e mi janë Sotir dhe Pandeli Veshi të cilët nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën flet Ylli Salla. Dy kunetërit e mi që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në reanimacionin e spitalit Vlorë duke u kujdesur për nënën e tyre të sëmurë.”
Bernard Caushaj
Biznesmeni Ylli Salla është i njohur në qarkun e Elbasanit, ndërsa pak kohë më parë është dhunuar në ambientet e karburantit të tij.
Po kunetrit e keti bernadit jan me lyrashet e vlores hajdut pulah
PërgjigjuMos u ngopshi o fshatarë.... U ka shkuar by tha ke qafa e qafa ke by tha nga të nginjurit...
Përgjigju