Me qerpikët si lopë e zërin si rosë
7-vjeçarja shpallet perëndeshë 

Me qerpikët si lopë e zërin si rosë<br />7-vjeçarja shpallet perëndeshë 
Një vajzë 7 vjeçare nga Nepali është shpallur perëndeshë ose siç njihet ndryshe Kumari sepse i ka qerpikët si lopë dhe zërin e pastër si një rosë.

Perëndeshë ose Kumari vazhdon traditën shekullore të hyjnive të fëmijëve që jetojnë në mesin e njerëzve në Nepal, ku ajo është e adhuruar nga hindutë dhe budistët.

Në festivalin Hindu në nder të perëndeshës shkuan mijëra persona e madje edhe vetë kryeministri i Nepalit të cilët iu përulën 7-vjeçares.

“ U ndjeva shumë i lumtur që vajza ime u zgjodh Kumari” u shpreh i ati. “Jam i lumtur sepse Kumari konsiderohet perëndeshë dhe respektohet”, shtoi babai i 7-vjeçares.

Ndërsa nëna e saj duket më pas entuziaste pasi thotë se vajza nuk mund të luajë si fëmijët  e tjerë.

Për t’u bërë një Kumari çka do të thotë një vajzë e pamartuar ose virgjëreshë fëmijët duhet të kenë karakteristika të veçanta si përshembull t’i kenë qerpikët si të lopës pasi lopa për ta është një kafshë e shenjtë, kofshët si një dre dhe zërin e pastër si të një rose. 7 vjecarja gjithashtu do të testohet   për qetësi dhe maturi përpara se të nderohet me titullin.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump